Maqedoni
QMK: 31 zjarre në ambient të hapur
10.09.2026 09:20
Qendra për Menaxhim me Kriza informon se deri në orën 07:30 të ditës së sotme janë regjistruar gjithsej 31 zjarre në ambient të hapur...

Qendra për Menaxhim me Kriza informon se deri në orën 07:30 të ditës së sotme janë regjistruar gjithsej 31 zjarre në ambient të hapur, nga të cilat tre janë aktive dhe katër janë nën kontroll.
Zjarret janë aktive në disa fshatra në Komunën e Strugës, pranë fshatit Belica në Komunën e Makedonski Brodit dhe pranë fshatit Brezë në Komunën e Çuçer Sandevës.
Nën kontroll janë zjarret pranë fshatit Bençe në Komunën e Makedonski Brodit, pranë fshatit Tajmishte në Komunën e Kërçovës, pranë fshatit Graçan në Komunën e Gjorçe Petrovit dhe në Dellçevë, ku po digjet një deponi jolegale.
