Maqedoni
Lënda kundër Jakimovskit kthehet në rigjykim
11.09.2026 09:24
Gjykata Supreme i ka shfuqizuar edhe aktgjykimet e Gjykatës Themelore Penale dhe Gjykatës së Apelit në Shkup ndaj Stevço Jakimovskit...

Gjykata Supreme i ka shfuqizuar edhe aktgjykimet e Gjykatës Themelore Penale dhe Gjykatës së Apelit në Shkup ndaj Stevço Jakimovskit, duke e pranuar kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit të formës së prerë.
Lënda është kthyer në gjykatën e shkallës së parë për procedurë dhe vendimmarrje të sërishme.
Vendimi është marrë në seancën e Këshillit për Vepra Penale pranë Gjykatës Supreme, të mbajtur më 9 shtator.
