Gjendja me zjarret në RMV, dy zjarre aktive dhe katër nën kontroll

11.09.2026 10:10

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar gjithsej 31 zjarre në hapësirë të hapur...

Gjatë 24 orëve të fundit, përkatësisht deri në orën 07:30 të mëngjesit, në territorin e shtetit janë regjistruar gjithsej 31 zjarre në hapësirë të hapur.
 
Sipas të dhënave nga Qendra për Menaxhim me Kriza, dy prej tyre janë ende aktive, katër janë nën kontroll, ndërsa 25 janë shuar. Zjarret aktive janë në Komunën e Makedonski Brodit dhe në Komunën e Çuçer Sandevës.
 
Nën kontroll janë zjarret në Komunën e Makedonski Brodit, Kërçovës, Dellçevës dhe në Komunën e Sarajit të Shkupit. Në këto lokacione kryesisht është djegur vegjetacion i ulët, mbeturina, deponi dhe shkurre, ndërsa në disa prej tyre zjarri ka përfshirë edhe pyje të ulëta. Ndalesa për lëvizje në pyje është zgjatur deri më 30 shtator.