Maqedoni
Mickoski: Nëse opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, do t’i pranojmë dhe do t’i fitojmë
11.09.2026 14:23
Kryeministri Hristijan Mickoski ka përsëritur qëndrimin e VMRO-DPMNE-së për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare...

Kryeministri Hristijan Mickoski ka përsëritur qëndrimin e VMRO-DPMNE-së për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ai tha se nëse opozita paraqet në Kuvend kërkesë për zgjedhje të parakohshme, VMRO-DPMNE-ja do t’i përgjigjet pozitivisht dhe do t’i fitojë ato.
“A do të ketë zgjedhje të parakohshme? Unë tashmë jam përgjigjur në këtë pyetje. Kjo Qeveri ka marrë besimin nga qytetarët që ta udhëheqë mandatin e plotë katërvjeçar. Ne kemi zgjedhje të rregullta të planifikuara për prill 2028. Opozita, nëse paraqet kërkesë në suazat e Kuvendit, ja, kemi një opozitë të bashkuar. Këtu është koalicioni i udhëhequr nga BDI-ja dhe koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja dhe E Majta në suazat e Kuvendit. Ne jemi këtu, do të përgjigjemi pozitivisht, do të mbajmë zgjedhje dhe do t’i fitojmë.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
