Aksidente trafiku në vend, në dy lokacione, tre persona kanë humbur jetën
Tre të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë...

Tre të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë në aksidentin e rëndë të trafikut që ndodhi rreth orës 02:00 pas mesnate në rrugën Ilinden–Milladinovc, pranë bazës policore “Brest”, në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit.
Sipas Prokurorisë, një “Opel Corsa” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga një 19-vjeçar nga Kumanova, u përplas ballë për ballë me një “Hyundai i30”, të drejtuar nga një 51-vjeçar nga Marino. Në vendngjarje humbën jetën drejtuesi i “Hyundai”-it dhe djali i tij 18-vjeçar. E plagosur rëndë mbeti edhe vajza e tij 18-vjeçare.
Me lëndime të rënda janë dërguar në spital edhe drejtuesi 19-vjeçar i “Corsës” dhe pasagjeri i tij, të dy në gjendje të rrezikshme për jetën.
Prokurori publik ka urdhëruar autopsinë e dy viktimave. Gjithashtu në orët e vona të mbrëmjes ka ndodhur një aksident në rrugën magjistrale ndërmjet Gostivarit dhe Strazhës ku ka humbur jetën 21 vjeçari Daniel Nikolovski futbollist i ekipit të Teteksit. Në aksident ishin përfshirë dy vetura tw tipit “Golf” që drejtohej nga 34 vjeçari A.I. nga Çegrani dhe tjetri nga 21 vjeçari D.N. nga Tetova.
Të lënduar janë edhe dy bashkudhëtarët që gjendeshin në veturat e ndryshme.
Ekipi i Teteksit i ka shprehur ngushëllime familjarëve, të dashurve, duke e kujtuar Danielin si futbollist që e ka dashur ekipin e tij.
