MPB: Kallëzim penal ndaj 27 personave për patenta të falsifikuara

12.09.2026 15:48

Departamenti i Kontrollit të Brendshëm...

Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, i Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme i ka drejtuar Prokurorisë Themelore Publike Shkup kallëzime penale ndaj 27 personave, mes tyre edhe ndaj një të punësuares në Ministrinë e Punëve të Brendshme, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e disa veprave penale lidhur me vënien e paligjshme të kategorive në patentë-shoferët, dhënien dhe përdorimin e tyre.          

E dyshuara, punonjëse e Departamentit të Çështjeve Administrative, dyshohet se ka ndryshuar në mënyrë të kundërligjshme kërkesat e krijuara më parë për dhënien e patentë shoferëve nga punonjës të tjerë, duke përdorur kodin e saj zyrtar dhe autorizimet zyrtare në sistemin elektronik.

“Nga të kallëzuarit, një person i punësuar në Njësinë e Çështjeve Administrative Shkup, dyshohet se gjatë periudhës nga data 03.09.2020 deri me datë 24.08.2026, duke përdorur kodin e saj zyrtar dhe autorizimet zyrtare në sistemin elektronik, ka ndryshuar në mënyrë të paligjshme kërkesat e krijuara më parë për dhënien e patentë-shoferëve nga punësuar të tjerë, ndërsa në raste të caktuara i ka hedhur poshtë kërkesat e sapo përfunduara dhe ka krijuar të reja, në të cilat ka futur kategori për të cilat parashtruesit nuk i plotësonin kushtet ligjore. Pas ndryshimeve të kryera, kërkesat janë miratuar dhe janë dhënë patenta-shoferi me përmbajtje të pavërtetë”. – thuhet në Komunikatën e MPB-së.

Nga MPB poashtu kanë bërrë të ditur se në vitin 2021, ajo u largua nga puna për shkak të kallëzimit penal për abuzime në procedurat e dhënies së dokumenteve personale. Vitin e kaluar, në bazë të një vendimi të gjykatës, ajo u rikthye në detyrë.

“Me këtë veprim të kundërligjshëm janë lëshuar patentë shoferë për 21 persona me kategori të futura ilegalisht, ndërsa në një rast veprimi ka mbetur tentativë. Në tre raste janë refuzuar kërkesat e krijuara më parë, pas së cilës janë bërë kërkesa të reja në të cilat kategoritë janë rifutur për të cilat nuk janë plotësuar kushtet ligjore. Gjatë hetimit është konstatuar se katër persona kanë vepruar si ndërmjetësues dhe ndërmjetësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në marrëveshje të jashtëligjshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme në dhënien e patentë shoferëve”. – thuhet më tej në Komunikatën e lëshuar nga MPB.

Ndaj punonjësit të MPB-së dyshohen 22 vepra penale. Të dyshuarit e tjerë, në marrëveshje dhe bashkëpunim me punonjësen, kanë marrë pjesë në procedurat për dhënien e paligjshme të patentë shoferit, ku dyshohet se kanë kryer veprën e “falsifikimit të dokumenteve” në bashkëekzekutim.

Gjashtë persona kanë përdorur patentë shoferin e lëshuar në këtë mënyrë gjatë kalimit të kufirit shtetëror. Dy prej tyre i kanë shfrytëzuar edhe në procedurat për marrjen e certifikatave të aftësisë profesionale në transportin ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave, gjatë të cilave janë pajisur me certifikata të lëshuara nga Ministria e Transportit.

Ndaj punonjëses në MPB do të paraqitet propozim për caktimin e përgjegjësisë disiplinore, e cila do të pezullohet nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore, njoftoi MPB. (Fitim Kryeziu, TVM2)