Parashikimi i motit për sot

13.09.2026 11:55

Sot pritet mot me diell dhe më i freskët...

Sot pritet mot me diell dhe më i freskët, me vranësira të pakta deri mesatare lokale.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, e cila në disa vende përgjatë rajonit të luginës së Vardarit do të përforcohet herë pas here dhe do të arrijë shpejtësi mbi 50 kilometra në orë.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 19 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 23 deri në 30 gradë.
 
Në Shkup do të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.