Qeveria sot do të mbajë seancë për ulje të TVSH-së së derivateve nga 18 në 10%
13.09.2026 13:24
Qeveria do të mbajë sot një seancë...

Qeveria do të mbajë sot një seancë për të miratuar një masë të re për të zbutur rritjen e çmimeve të karburanteve - një ulje të TVSH-së nga 18 në 10 përqind, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski.
Njoftimi vjen përpara korrigjimit të nesërm të çmimeve të karburanteve nga Komisioni Rregullator i Energjisë. Mickoski thotë se me masën e re, qeveria pret një ulje të çmimit të naftës.
