Nikollovski: Masa të rrepta për secilin që përfshihet në vepra penale

14.09.2026 15:39

Drejtoria e Doganave do të ndërmarrë masa të rrepta...

Drejtoria e Doganave do të ndërmarrë masa të rrepta ndaj çdo punonjësi për të cilin konstatohet përfshirje në vepra penale, deklaroi drejtori i Drejtorisë së Doganave, Boban Ilievski.

Sipas tij, për të arrestuarin ditë më parë procedurën e udhëheq Prokuroria kompetente, ndërsa arrestimi është kryer nga Policia.

Deri më tani, dyshohet se ryshfeti është kërkuar për të favorizuar një kompani në një procedurë të prokurimit publik.

“Çdo person që punon dhe ndaj të cilit konstatohet ose dyshohet se ka kryer vepra penale brenda Drejtorisë së Doganave, do të sanksionohet ashpër dhe ja ku janë provat. Ne si Drejtori e Doganave absolutisht do të ndërmarrim gjithçka që është në kompetencat tona, megjithatë këtë procedurë e udhëheq Prokuroria kompetente. Policia e ka kryer arrestimin kështu që do të presim komunikimin me ta dhe më pas do të ndërmarrim masat tona, ashtu siç kemi vepruar edhe në të kaluarën. Deri tani nuk kemi shumë detaje se për çfarë marrëveshjesh është kërkuar ryshfet. Dimë vetëm se është kërkuar ryshfet për të ndihmuar që një kompani e caktuar të fitojë një prokurim publik.”, - u shpreh drejtori i Drejtorisë së Doganave, Boban Nikollovski. (Rexhep Qamili, TVM2)