Maqedoni

QMK: 12 zjarre në hapësirë të hapur, një nën kontroll dhe 11 të shuar

16.09.2026 09:03

Gjithsej 12 zjarre në hapësirë të hapur janë regjistruar deri në orën 07:30 të mëngjesit të sotëm....

Gjithsej 12 zjarre në hapësirë të hapur janë regjistruar deri në orën 07:30 të mëngjesit të sotëm. Asnjë prej tyre nuk është aktiv, një është nën kontroll, ndërsa 11 janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).
 
Nën kontroll është zjarri në komunat Makedonski Brod dhe Sopishtë, pranë fshatit Belicë, në lokalitetin Kajorec në Komunën e Makedonski Brodit, i cili është përhapur drejt Jasenit në Komunën e Sopishtes. Nga zjarri është përfshirë pyll me trungje të ulëta dhe pyll i përzier.
 
Janë shuar 11 zjarre: në Komunën e Tearcës, në fshatin Nerasht – mbeturina; në Komunën e Sveti Nikollës, në fshatin Erxhelia – bimësi e ulët dhe mbeturina; në Komunën e Velesit, në fshatrat Rashtan dhe Beleshtevicë – bimësi e ulët; në Komunën e Karposhit, në Kejin e Vardarit – mbeturina; në Komunën e Sarajit, në fshatin Sfillare e Poshtme – bimësi e ulët dhe pyll i përzier; në Komunën e Gazi Babës, në fshatin Trubarevë – bimësi e ulët dhe mbeturina; në Komunën e Dollnenit, në fshatin Desovë – bimësi e ulët; në Komunën e Manastirit, pranë “Ekonomisë” së burgut – bimësi e ulët; në Komunën e Kumanovës, në fshatin Agino Sellë – bimësi e ulët; në Komunën e Ilindenit, në fshatrat Deljadrovcë dhe Mrshevcë – bimësi e ulët; si dhe në Komunën e Gazi Babës, në fshatin Stajkovcë – bimësi e ulët.