Rajon

Gjykata Speciale në Hagë sot dha vendimin, Thaçi dhe Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burg, Veseli me 18 dhe Selimi me 13 vjet burg

16.09.2026 11:50

Dhomat e specializuara na Hagë shpallën aktgjykimin e shkallës së parë për krerët e UÇK-së...

Dhomat e specializuara na Hagë shpallën aktgjykimin e shkallës së parë për krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
 
Gjykata sqaroi se nuk ka juridiksion të gjykojë legjitimitetin e UÇK-së, por përgjеgјësinë individuale për akuzat e ngritura kundër idividëve në këtë gjykim. Gjykata dënoi me 81 vjet burgim në total të katër krerët e UÇK-së. Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burg, Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burg, ndërsa Raxhep Selimi me 13 vjet burg.