Autostrada Ohër – Kërçovë, për dy muaj shtohen edhe 10 kilometra funksionale

17.09.2026 17:35

Brenda dy muajve të ardhshëm Autostradës Kërçovë – Ohër...

Brenda dy muajve të ardhshëm Autostradës Kërçovë – Ohër do t’i shtohen edhe 10 kilometra funksionale, me çka nga 57 kilometra gjithsej sa ka gjatësi kjo autostradë, 47 kilometra do të jenë funksionale, tha, mes tjerash, ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski, gjatë vëzhgimit të punimeve të kësaj autostrade.

Sipas tij, kjo pjesë e autostradës në aspektin e realizimit është me e vështira, prandaj, sipas tij, është nevojitur stabilizim i veçantë, me praktika të realizimit, të cilat nuk janë zbatuar më herët në asnjë vend të rajonit.

“Gjatësia e autostradës është 57 kilometra. Deri më sot janë ndërtuar 37 kilometra, nga të cilat 34 janë në funksion, dhe gjatë dy muajve të ardhshëm do ta lëshojnë pjesën më të komplikuar tek tunelet, të cilat janë me gjatësi me nga 2 kilometra. Pra, pjesa pas Kërçovës deri tek Vërbjani në gjatësi prej 10 kilometrave do të jetë në funksion gjatë dy muajve të ardhshëm, që nënkupton se do të kemi plotë 47 kilometra autostradë funksionale, dhe na mbesin edhe 10 kilometra.”, - deklaroi ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski, theksoi se janë kryer hulumtime nën tokë me gjatësi prej 7 kilometra, në 500 lokacione.

“Sot po realizojmë mbikëqyrje në stabilizimin e pjesës më të vështirë të autostradës. Sot kemi parë demonstrim se si po realizohet një projekt kaq madhor, ku janë kryer hulumtime të thella nën tokë me gjatësi prej 7 kilometrash në 400 deri më 500 lokacione, për të parë përmbajtjen e tokës në brendi.”, - theksoi drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski.

Sipas ministrit Nikollovski, për këtë projekt janë sjellë makineri të specializuara nga jashtë vendit, të cilat do të futen në tokë në një thellësi prej 20 deri në 28 metra.

Ky model i ndërtimit është unikat dhe i vetmi i zbatuar në rajon dhe kjo teknikë për herë të parë po shfrytëzohet jo vetëm në RMV, por edhe në rajon. (Fitim Kryeziu, TVM2)