Gjykata Supreme tregon pse e anuloi aktgjykimin për Llaskarcën
Gjykata Supreme publikoi vendimin...

Gjykata Supreme publikoi vendimin, përkatësisht arsyetimin se pse i ka pranuar kërkesat e të dënuarve për aksidentin në Llaskarcë, ku humbën jetën 16 pasagjerë në autobusin e kompanisë “Durmo Turs”, dhe pse e ka shfuqizuar aktgjykimin e Gjykatës së Apelit.
Sipas gjykatës më të lartë, Apeli nuk është përgjigjur ndaj të gjitha pretendimeve kryesore të ankesave dhe nuk ka dhënë arsyetim konkret se si veprimet e të dënuarve lidhen me aksidentin dhe mbi cilat prova është përcaktuar përgjegjësia e tyre penale, edhe pse Apeli pothuajse i dyfishoi dënimet me burgim.
Ekspertizat kanë treguar mangësi nga ana e shoferit dhe parregullsi teknike të autobusit, por gjykata nuk ka shpjeguar në çfarë mase defekti teknik ka ndikuar në aksident, e as se si veprimet e të dënuarve të tjerë, mes tyre edhe pronari i “Durmo Turs”, Durmish Beluli, i dënuar me 10 vjet burg, kanë kontribuar në shkaktimin e tij.
“Ky përfundim i gjykatës rrjedh nga ekspertizat e kryera dhe super-ekspertiza, në të cilat si shkak i aksidentit rrugor është evidentuar lëshimi i të dënuarit M.T. (Manoil Trifunovski, shoferi i autobusit, i dënuar me 14 vjet burg), duke evidentuar gjithashtu gjendjen jo të rregullt teknike të autobusit, pa u përcaktuar në çfarë mase ka ndikuar kjo parregullsi dhe si është reflektuar ajo në shkaktimin e aksidentit.”, - thuhet në arsyetimin e Gjykatës Supreme.
