Maqedoni
Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe kushte për reshje të dobëta shiu
21.09.2026 08:40
Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe kushte për reshje të dobëta shiu..

Moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell, me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut. Pasdite, në disa vende do të ketë kushte për paqëndrueshmëri, me reshje të rrëmbyeshme shiu, erë të përforcuar dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë e përforcuar nga drejtimi verior, me shpejtësi deri në 40 km/h.
Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe kushte për reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në disa pjesë të luginës, herë pas here erë e përforcuar nga drejtimi verior.
