Maqedoni
Vazhdon gjykimi ndaj policëve të lidhur me tragjedinë në diskotekën “Puls” në Koçan
21.09.2026 11:17
Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup vazhdon gjykimi ndaj nëpunësve policorë të lidhur me tragjedinë në diskotekën “Puls” në Koçan..

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup vazhdon gjykimi ndaj nëpunësve policorë të lidhur me tragjedinë në diskotekën “Puls” në Koçan. Në këtë rast akuzohen nëntë nëpunës policorë nga Koçani, Probishtipi, Shtipi dhe Radovishi për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Sipas aktakuzës, ata kanë qenë të obliguar të kryejnë kontrolle lidhur me prishjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe kushtet e sigurisë në komunikacion për diskotekën “Puls” gjatë viteve 2022 dhe 2023, në kuadër të procedurës për marrjen e licencës së punës.
Sipas akuzës, të pandehurit nuk i kanë kryer kontrollet, duke i mundësuar pronarit të diskotekës, Dejan Jovanov, të përfitojë rreth dhjetë mijë euro.
