Maqedoni
Ethet e Nilit Perëndimor, edhe një pacient ka ndërruar jetë
21.09.2026 14:18
Një pacient tjetër ka vdekur si pasojë e etheve të Nilit Perëndimor, duke e çuar në 9 numrin e vdekjeve nga kjo sëmundje....

Një pacient tjetër ka vdekur si pasojë e etheve të Nilit Perëndimor, duke e çuar në 9 numrin e vdekjeve nga kjo sëmundje. Siç informoi drejtori i Klinikës për Sëmundje Infektive, Fadil Cana, bëhet fjalë për një pacient 66-vjeçar me një formë të konfirmuar neuroinvazive të sëmundjes, i cili ishte i shtruar në spital për 28 ditë dhe ishte në ventilim mekanik. Pacienti kishte edhe disa sëmundje shoqëruese.
“Edhe përkrah masave të marra nga reparti për trajtim intensiv rasti përfundoi me vdekje. Pacienti ishte në gjendje të rëndë klinike ishte në ventilim mekanik dhe tek i cili trajtimi u bë në afat prej 28 ditëve, por nuk arritëm ta nxjerrim nga gjendja kritike.”, - deklaroi drejtori i Klinikës Infektive, Fadil Cana.
Drejtori Fadil Cana theksoi se deri më tani, në klinikë kanë qenë të hospitalizuar gjithsej 66 pacientë me ethe të Nilit Perëndimor. Për momentin janë të shtruar në spital 11 pacientë, njëri prej të cilëve ka pasqyrë klinike më të rëndë.
“Deri tani në Klinikën për Sëmundje Infektive kanë qenë të hospitalizuar 66 pacientë tek të cilët është përdëftuar në mënyrë laboratorike prezenca e etheve të Nilit Perëndimor të formës neuroinvazive. Momentalisht janë të shtruar gjithsej 11 pacientë, 10 pacientë janë në repartin për neuroinfeksione, ndërsa një pacient është një kohë më të gjatë në repartin për trajtim intensiv dhe është në gjendje kritike shëndetësore.”, - theksoi drejtori i Klinikës Infektive, Fadil Cana.
Sipas Canës, nëse vazhdojnë temperaturat e larta, pritet që të ketë ende raste me ethet e Nilit Perëndimor. Ndërsa, sipas pritshmërive në nivel botëror në muajin tetor, gjendja me ethet e Nilit Perëndimor pritet të stabilizohet.
VLORA LATIFI TOPOJANI
