Çmimet e karburanteve
21.09.2026 15:43
Komisioni Rregullator për Energjetikë me vendim për një shtrenjtim...

Komisioni Rregullator për Energjetikë me vendim për një shtrenjtim tjetër të dizelit. Konform këtij vendimi, çmimi i dizelit për shitje me pakicë do të jetë 104.5 denarë.
Nga mesnata, nafta do të shtrenjtohet për 5.5 denarë për litër, ndërsa çmimet e benzinave do të ulen për 1.5 denarë. Me çmimet e reja, një litër naftë do të kushtojë 104.5 denarë, benzina BS-95 do të shitet për 99 denarë, kurse BS-98 për 101 denarë për litër.
Sipas Komisionit, vendimi vjen pas rritjes së çmimit të dizelit të rafinuar në bursën mesdhetare me 7% gjatë javës së kaluar, si dhe forcimit të dollarit amerikan ndaj denarit me 1%.
