Maqedoni
Vjeshta mbërrin sonte, ja kur nis zyrtarisht
22.09.2026 21:45
Vjeshta zyrtarisht nis sonte në orën 02:05, me ekuinoksin e vjeshtës...

Në hemisferën veriore, nga kjo datë ditët do të shkurtohen gradualisht, ndërsa netët do të zgjaten.
Në Shkup, dita e parë e vjeshtës do të zgjasë rreth 12 orë e 7 minuta, me lindjen e diellit në 06:22 dhe perëndimin në 18:30.
Vjeshta do të zgjasë deri më 21 dhjetor në orën 14:50, kur kalendarikisht nis dimri.
Sipas parashikimeve, dita e parë e vjeshtës do të jetë kryesisht me diell, me vranësira të pakta dhe temperatura deri në 23°C.
