Maqedoni
Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, Shasivari: Respektimi i vendimit nuk është pajtim për vendimin
23.09.2026 15:10
Katërshja në aspektin juridik konsiderohet e pafajshme...

Katërshja në aspektin juridik konsiderohet e pafajshme, tha mes tjerash ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, për vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Shasivari thotë se respektimi i vendimit nuk do të thotë pajtim me vendimin.
“Respektimi i vendimit nuk do të thotë pajtim me vendimin, meqenëse thuhet se respektohet vendimi, që është qëndrim edhe i bashkësisë ndërkombëtare. Nuk do të thotë pajtim ose pranim i vendimit, meqenëse e drejta e ankesës është një nga mjetet kryesore juridike për kontestimin e këtij vendimi. Ankesa nuk është vetëm një formalizëm i thjeshtë, por është një garanci procedurale që të gjitha faktet, të gjitha provat që janë shqyrtuar në instancën e parë, të rishqyrtohen sipas ankesës. Prandaj, ajo procedurë nuk është e përfunduar me vendim të plotfuqishëm dhe katërshja, në aspektin juridik, konsiderohet e pafajshme.”, - u shpreh ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari.
