Gara për kryetar të Bërvenicës, në KShZ u hodh shorti për radhitje në listën zgjedhore

23.09.2026 17:05

Në seancën e 16-të të Komisionit Shtetëror Zgjedhor...

Në seancën e 16-të të Komisionit Shtetëror Zgjedhor është realizuar shorti i kandidatëve të cilët do të garojnë për zgjedhjet lokale në Komunën e Bërvënicës.

Pas tërheqjes së numrave nga ana e përfaqësuesve të partive politike dhe të kandidatëve të pavarur, koalicioni “Maqedonia jote” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe kandidati i saj, Stojanço Radiçevski, do të mbajnë numrin një në listën zgjedhore.

Koalicioni i udhëhequr nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë dhe kandidati i saj, Jovica Radeski, do të mbajnë numrin 2 në listën zgjedhore. Kandidati i pavarur Dushan Bogdanovski do të mbajë numrin 3. Koalicioni VLEN dhe Jakup Huseini do të mbajnë numrin 4. 

Kandidatja e pavarur, Arife Idrizi, do të mbajë numrin 5 në listën zgjedhore. Ndërsa numrin 6 do ta mbajë Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim i udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe kandidati i saj, Arkin Jahiji.

“Me tërheqjen e shortit është përcaktuar renditja në listën e kandidatëve për Kryetar të Komunës së Bervenicës, edhe atë: numri 1 Koalicioni “Maqedonia jote” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE; numri 2 Koalicioni i udhëhequr nga LSDM; numri 3 grupi i votuesve Dushan Bogdanovski; numri 4 Koalicioni VLEN; numri 5 grupi i votuesve Arife Idrizi; dhe numri 6 Koalicioni Bashkimi Kombëtar për Integrim.”, - theksoi kryetari i KShZ-së, Bojan Mariçiq.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës do të mbahen më 18 tetor. Zgjedhjet mbahen pasi në qershor ndërroi jetë kryetari i komunës, Jovica Ilievski, i cili ishte nga radhët e VMRO-DPMNE-së. Fushata zgjedhore do të fillojë më 21 shtator dhe do të zgjasë deri më 16 tetor. Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, në 10 fshatrat e Komunës së Bërvenicës ka 13.645 banorë, nga të cilët 7.377 janë shqiptarë, ndërsa 5.715 maqedonas. (Fitim Kryeziu, TVM2)