Shkon në 70 numri i të prekurve nga ethet e Nilit Perëndimor
Shkupi vazhdon të ketë numrin më të lartë...

Shkupi vazhdon të ketë numrin më të lartë të rasteve të regjistruara të etheve të Nilit Perëndimor, por sëmundja është regjistruar edhe në disa qytete të tjera në të gjithë Maqedoninë. Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, deri më 22 shtator, në vend janë regjistruar gjithsej 70 raste.
Nga këto, 65 raste janë konfirmuar, dhe pesë janë klasifikuar si të mundshme, sipas përkufizimit të rastit.
Shumica e të sëmurëve janë nga Shkupi, ku janë regjistruar 63 raste. Ka tre raste në Veles, dhe nga një rast është regjistruar në Kumanovë, Shën Nikollë dhe Kavadar. Në të njëjtën kohë, ISHP ka regjistruar edhe rastin e parë të etheve të Nilit Perëndimor në Tetovë.
Sipas të dhënave të autiriteteve shëndetësore, nga ethet e Nilit janë regjistruar edhe nëntë viktima.
