Mickoski me një sërë takimesh në Nju Jork, në fokus, integrimi, siguria dhe bashkëpunimi

24.09.2026 12:44

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski...

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në kuadër të vizitës në Nju Jork, zhvilloi disa takime bilaterale me përfaqësues të lartë, në të cilat u shkëmbyen mendime për perspektivën evropiane të vendit, bashkëpunimin rajonal, sigurinë dhe sfidat aktuale globale.

Gjatë ditës së djeshme Mickoski zhvilloi takim me presidentin e Republikës së Finlandës, Aleksander Stubb, me të cilin bisedoi për rëndësinë e paqes, dialogut dhe lidershipit të përgjegjshëm, si dhe për respektimin e të drejtës ndërkombëtare dhe forcimin e bashkëpunimit shumëpalësh.

Në takim u theksua edhe rëndësia e përpjekjeve të përbashkëta për ndërtimin e një Evrope të qëndrueshme dhe të sigurt.

Në fokus të takimit bilateral me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishin avancimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, thellimi i bashkëpunimit rajonal, si dhe sfidat dhe mundësitë e përbashkëta për zhvillimin e të dyja shteteve.

Sipas Qeverisë, takimet në Nju Jork konfirmojnë përcaktimin e Maqedonisë për një rol aktiv dhe konstruktiv në komunitetin ndërkombëtar, forcimin e partneriteteve dhe thellimin e bashkëpunimit me partnerët evropianë dhe rajonalë.