Liga e Kombeve, Kosova nis sonte aventurën në Ligën B
Përfaqësuesja e Kosovës, sonte në darkë do të nisë fushatën e saj në Ligën e Kombeve. Kosova është janë pjesë e Ligës B të Ligës së Kombeve për herë të pare dhe bën pjesë në grupin B3...

Kombëtarja e Kosovës, gati për ndeshjen e parë ndaj Irlandës, në Grupin B3 të Ligës së Kombeve. Në prag të kësaj sfide, e cila do të luhet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” duke nisur nga ora 20:45, përzgjedhësi Franco Foda dhe futbollistët e tij e kanë bërë të qartë se nuk kanë frikë nga kundërshtari.
Një ditë para ndeshjes, Foda konfirmoi se Vedat Muriqi do të jetë kapiten i Kosovës, ndërsa Mërgim Vojvoda kapiten i dytë.
Mesfushori Leon Avdullahu, në një konferencë për shtyp ka thënë: “Besoj që do të jetë ndeshje e vështirë, shumë fizike. Por i kemi bërë përgatitjet shumë mirë, e kemi analizuar lojën shumë mirë për të qenë gati”.
Kosova do t’i luajë edhe tri ndeshje të tjera brenda dy javëve. Të dielën udhëton në Austri, të enjten e ardhshme përballet me Izraelin teksa të dielën tjetër e pret Austrinë.
