Maqedonia përballë Zvicrës, Bardhi: Kërkojmë rezultat pozitiv

25.09.2026 14:31

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll...

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll nesër në Arenën Todor Proeski“ në Shkup nis sezonin e ri në Ligën e Kombeve, me një përballje ndaj Zvicrës. Para ndeshjes së nesërme, sot para gazetarëve dolën përzgjedhësi Goce Sedlloski, kapiteni Enis Bardhi  si dhe futbllisti Elif Elmaz.

“Nga gjithçka që mbaj mend, kur kombëtaret vijnë në Shkup, disi nuk duket sikurse kanë frikë, por kjo është shtëpia jonë. Pres një ndeshje të vështirë, luajmë kundër një kombëtareje të fortë. Në Kampionatin Botëror ishin në çerekfinale. Jemi të përgatitur dhe shpresojmë për një rezultat të favorshëm. Maqedonia këtu në Shkup gjithmonë ka luajtur me motivim, frymëzim dhe me zemër. Kjo na nevojitet edhe tani. Vetëm kështu,mund të arrijmë një rezultat pozitiv“, – deklaroi kapiteni i Maqedonisë, Enis Bardhi.

Një dozë optimizmi  tregoi edhe përzgjedhësi Goce Sedlloski në prag të ndeshjes së parë në edicionin e pestë të Ligës së Kombeve.

“Shkojmë ndeshje pas ndeshjeje, normalisht tani është Zvicra. Të gjithë lojtarët e dinë se çfarë duhet të bëjnë në fushë. Është e vërtetë që Zvicra do të luajë pa disa lojtarë cilësorë, por ata kanë një grup të gjerë dhe cilësor lojtarësh. Ne duhet të jemi të përqëndruar në lojën tonë dhe të hyjmë maksimalisht të përgatitur. Kjo ndeshje do të jetë një motivim dhe sfidë e madhe për të gjithë ne“, – tha përzgjedhësi Sedlloski.

Debutimin me fanellën e përfaqësueses pritet të kenë katër futbollistë. Anes Meliçi, Matej Gashtarov, Gjorgje Xhekov dhe Hristijan Maleski.

Ndeshja Maqedoni – Zvicër, është programuar të luhet të shtunën në ora 20:45. (Safet Ademi, TVM2)