Kosova debuton me fitore
25.09.2026 15:31
Kosova ka nisur në mënyrën më të mirë edicionin e ri të Ligës së Kombeve...

Kosova ka nisur në mënyrën më të mirë edicionin e ri të Ligës së Kombeve të UEFA-së, pasi ka mundur 1-0 Irlandën në ndeshjen e parë të grupit, të luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Një gol i shënuar nga Muriqi në pjesën e dytë i ka dhënë një fitore shumë të rëndësishme skuadrës dardane. Kosova ka dominuar pjesën e parë, por nuk ka arritur që të zhbllokojë dot rezultatin.
Përpjekjet e kosovarëve u shpërblyen në pjesën e dytë, me Muriqin që shënon golin e fitores. Ndeshjen e ardhshme të grupit, Kosova do ta luajë në transfertë kundër Austrisë më 27 shtator.
