Ekonomi
Masat për naftën, TVSh-ja prej 10% vazhdon deri më 12 tetor
28.09.2026 14:41
Qeveria miratoi vendim për zgjatjen e afatit për zbatimin e normës së reduktuar të TVSh-së...

Qeveria miratoi vendim për zgjatjen e afatit për zbatimin e normës së reduktuar të TVSh-së për karburantet nga 18% në 10%, deri më 12 tetor 2026.
Me këtë vendim sigurohet vazhdimi i masës me të cilën mundësohet normë e reduktuar tatimore, me qëllim sigurimin e stabilitetit dhe mbrojtjen e standardit të jetesës së qytetarëve.
Qeveria vazhdon t’i ndjekë me kujdes gjendjet dhe lëvizjet e çmimeve, me qëllim marrjen në kohë të masave përkatëse në interes të qytetarëve dhe ekonomisë.
Masat për naftën, TVSh-ja prej 10% vazhdon deri më 12 tetor
