Maqedoni
Nga 1 tetori nis aplikimi për vazhdimin e bursave studentore
29.09.2026 10:17
Përfituesit e bursave studentore nga vitet e kaluara akademike....

Përfituesit e bursave studentore nga vitet e kaluara akademike, të cilët i plotësojnë kushtet e përcaktuara për vazhdimin e së drejtës së bursës, nga 1 deri më 30 tetor 2026 do të mund të aplikojnë në mënyrë elektronike.
Për vazhdimin e bursës duhet të dorëzohet vërtetim për regjistrimin e semestrit ose vitit të ardhshëm të studimeve, vërtetim me provimet e dhëna i lëshuar nga fakulteti, si dhe vërtetim për provimet e parapara dhe të dhëna – formulari UPPI, i vërtetuar nga fakulteti.
Gjithashtu, duhet të dorëzohet edhe indeksi, nga semestri i parë i regjistruar deri te semestri i fundit i vërtetuar.
Dokumentet ngarkohen në mënyrë elektronike përmes platformës së shërbimeve elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Për informacione shtesë dhe pyetje, përfituesit mund të drejtohen në adresën elektronike [email protected].
