Botë
Von der Leyen të premten në Shkup, perspektiva evropiane dhe kontesti me Bullgarinë në fokus
29.09.2026 12:00
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të premten do të qëndrojë në Shkup..

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të premten do të qëndrojë në Shkup, në kuadër të turneut të saj në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Gjatë vizitës, ajo do të zhvillojë takime me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova dhe kryeministrin Hristijan Mickoski. Në fokus do të jenë perspektiva evropiane e vendit dhe e rajonit, si dhe procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Pritet që gjatë bisedimeve të hapet edhe çështja e kontestit me Bullgarinë dhe mundësitë për tejkalimin e tij.
Turneu i Von der Leyen në Ballkanin Perëndimor do të nisë më 30 shtator në Shqipëri, pas së cilës ajo do të vizitojë Kosovën dhe Malin e Zi.
Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nuk janë përfshirë në këtë agjendë për shkak të zgjedhjeve në të dyja vendet.
