Maqedoni
Bulevardi “Cvetan Dimov”, tenderi do të shpallet në fund të vitit
30.09.2026 13:28
Komuna e Çairit drejt finalizimit të projektit bazik për ndërtimin e bulevardit “Cvetan Dimov”....

Komuna e Çairit drejt finalizimit të projektit bazik për ndërtimin e bulevardit “Cvetan Dimov”. Konsultime kanë realizuar edhe me qytetin e Shkupit të cilët do të duhet ta mbështesin financiarisht ndërtimin. Nga qyteti i Shkupit besojnë që deri në fund të vitit kjo fazë të rrumbullakësohet dhe të hapet tenderi për financim.
“Komuna e Çairit e ka për obligim që të përgatisë të gjithë dokumentacion projektues, ndërkaq obligimi i qytetit të Shkupit do të jetë të sigurojë mjetet financiare dhe të hyjë në realizim. Shpronësimin do ta bëjë qyteti i Shkupit. Nga ajo që e konkluduam në takim është se deri në fund të vitit besoj se do të shpallet tenderi.”, - u shpreh kryetari i qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.
Projekti parashikon zgjerimin e rrugës në bulevard me gjashtë korsi, me shteg për biçikleta dhe gjelbërim në mes. Është parashikuar të realizohet në disa faza, ndërkaq pritet të përmbyllet në vitin 2028. Zgjerimi pritet të përshpejtoj qarkullimin e veturave në këtë arterie të komunës ku qytetarët aktualisht po përballen me lëvizje të ngadalësuar.
VLORA LATIFI TOPOJANI
