Maqedoni
Haraçinë, janë djegur makineritë për ndërtimin e stadiumit
30.09.2026 13:50
Makineritë e angazhuara në ndërtimin e stadiumit të Shkëndijës në Haraçinë janë djegur...

Makineritë e angazhuara në ndërtimin e stadiumit të Shkëndijës në Haraçinë janë djegur, ka njoftuar kryetari i Komunës së Haraçinës. Ai bëri të ditur se rasti po hetohet nga organet e rendit, duke kërkuar që përgjegjësit të identifikohen dhe të përballen me drejtësinë. Sipas tij, incidenti nuk do ta pengojë realizimin e projektit, ndërsa punimet për ndërtimin e stadiumit do të vazhdojnë deri në përfundimin e tij.
“Djegia e makinerive që po punojnë në ndërtimin e stadiumit të Shkëndijës është një goditje ndaj një projekti që i shërben sportit, rinisë dhe zhvillimit të Haraçinës. Organet e rendit po hetojnë rastin dhe bëjmë thirrje që rasti të zbardhet sa më shpejt dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë. Por, një gjë duhet të jetë e qartë: Nuk na ndal askush. Punimet do të vazhdojnë. Projekti do të përfundojë. Stadiumi i Shkëndijës do të ndërtohet. Haraçina ka pritur 50 vite për këtë ditë.”, ka shkruar kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri.
