Maqedoni

Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup

30.09.2026 17:00

Nëpunësit doganorë kanë zbuluar brenda një dite 12 migrantë të paligjshëm...

Nëpunësit doganorë kanë zbuluar brenda një dite 12 migrantë të paligjshëm, me origjinë nga Egjipti dhe Sudani, gjatë kontrolleve në dy terminale doganore.
 
Në terminalin doganor në Tetovë, pas dyshimeve për praninë e migrantëve në një kamion, doganierët kërkuan asistencën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
 
Gjatë kontrollit u zbuluan pesë migrantë. Vetëm dy orë më vonë, në terminalin Shkup 3, u zbuluan edhe shtatë migrantë të tjerë. Të gjithë migrantët iu dorëzuan MPB-së.
 
Sipas Frontex-it, migracioni i paligjshëm në rrugën e Ballkanit Perëndimor ka shënuar rënie prej 42 për qind.