Maqedoni

Gjevgjeli, gjenden substanca narkotike, 3 të arrestuar

02.10.2026 10:27

Tre persona janë privuar nga liria në Gjevgjeli...

Tre persona janë privuar nga liria në Gjevgjeli, pasi gjatë një bastisjeje të kryer me urdhër të gjykatës janë gjetur substanca të dyshuara narkotike dhe sende të tjera që lidhen me to.

Sipas njoftimit të policisë, më 1 tetor 2026, nëpunësit policorë të SPB Strumicë, Njësia e Punëve të Brendshme Gjevgjeli kanë privuar nga liria I.T. (26) nga Gjevgjelia. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur disa paketime me marihuanë, një lëndë kokërrzore e bardhë, 30 tableta, si dhe sende të tjera me mbetje marihuane dhe lëndë pluhurore të bardhë. Gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare, në afërsi të shtëpisë së I.T. janë hasur edhe S.Xh.K. (19) dhe H.A. (25), të dy nga Gjevgjelia.
 
Gjatë kontrollit, te S.Xh.K. është gjetur një paketim me marihuanë, pas së cilës edhe ai, së bashku me H.A., është privuar nga liria. Për rastin është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike në Gjevgjeli. Nga policia bëjnë të ditur, se pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihet kallëzim përkatës.