Maqedoni
Sh.F. “Panajot Ginovski”, Butel, Prindërit: Mësuesja Kozareska fyen shqiptarët
02.10.2026 11:42
Në Sh.F. “Panajot Ginovski” në Butel, prindërit janë të revoltuar nga komentet në rrjetet sociale të mësueses së gjuhës maqedonase

Në Sh.F. “Panajot Ginovski” në Butel, prindërit janë të revoltuar nga komentet në rrjetet sociale të mësueses së gjuhës maqedonase, Aleksandra Kozarevska.
Ajo u jep mësim nxënësve shqiptarë, por në komentet e saja ajo ka fyer rëndë shqiptarët në bazë etnike dhe ka nxitë urrejtje, pasi sipas saj nuk mjaftojnë as 250 vite për t’u civilizuar si popull. Prindërit kërkojnë që të merren masa konkrete disiplinore dhe përgjegjësi ligjore ndaj mësueses në fjalë.
