Ekonomi

Oda Ekonomike propozon ndryshime në Ligjin për Festat

05.10.2026 09:54

Oda Ekonomike sot do t’i prezantojë propozimet e saj për ndryshime në Ligjin për Festat...

Oda Ekonomike sot do t’i prezantojë propozimet e saj për ndryshime në Ligjin për Festat, me të cilat, siç paralajmëron, synohet të optimizohet numri i ditëve jopune dhe të rritet produktiviteti dhe efikasiteti ekonomik.
 
Në konferencën për media me temë “Festat në Maqedoni dhe ndikimi i tyre në ekonomi”, Oda do të prezantojë analizën e sistemit aktual të festave në vend.
 
Do të prezantohet edhe një krahasim i numrit të ditëve jopune për shkak të festave shtetërore në vend dhe në shtete të tjera evropiane gjatë vitit 2026.