Maqedoni
Grubi ofron pronë prej 335 mijë eurosh si garanci për kthimin e pasaportës
06.10.2026 15:10
Ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi ka ofruar një pasuri të paluajtshme me vlerë 335 mijë euro si garanci për kthimin e pasaportës....

Ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi ka ofruar një pasuri të paluajtshme me vlerë 335 mijë euro si garanci për kthimin e pasaportës.
Me një pasuri të paluajtshme me vlerë 335 mijë euro si garanci se nuk do të arratiset, ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi kërkon që Gjykata Penale e Shkupit t’ia kthejë pasaportën. Për këtë kanë njoftuar nga gjykata, duke thënë se ndaj këtij të akuzuari në rastin “Lotaria”, masa e arrestit shtëpiak përfundon automatikisht më 13 të këtij muaji, por pasaporta mbetet në gjykatë si garanci se ai do të jetë i disponueshëm për organet e ndjekjes.
Megjithatë, nga Gjykata Penale thonë se, pas garancisë së ofruar, është hapur një lëndë e cila i është dërguar Prokurorisë për mendim. Pas marrjes së mendimit, Këshilli Penal do të shqyrtojë propozimin dhe do të marrë një vendim.
