Rajon
Kosovë, Justina Shiroka Pula, presidente e Republikës
07.10.2026 08:59
Justina Shiroka Pula është presidentja e re e Republikës së Kosovës...

Justina Shiroka Pula është presidentja e re e Republikës së Kosovës. Me 81 vota pro, Kuvendi zgjodhi, në mesnatë, kandidaten e propozuar nga LVV, akademiken Justina Shiroka Pula. Me zgjedhjen e presidentes u shmangën zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Zgjedhja e saj erdhi pas një marrëveshjeje mes partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje të kryeministrit Albin Kurti, dhe Partisë Demokratike të Kosovës për kufizimin e kompetencave të gjykatës për krime lufte në Hagë. Ceremonia e inaugurimit të Presidentes së Republikës së Kosovë do të mbahet sot në orën 15:00. Justina Shiroka-Pula, gjatë betimit para deputetëve tha se do të angazhohet për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.
“Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve, pa dallim politik, etnik apo shoqëror. Do të punoj për unitet, drejtësi, zhvillim dhe përforcimin e institucioneve tona. Kosova duhet të ecë përpara si një shtet demokratik, i sigurt, me orientim të qartë euroatlantik dhe me miqësi të fortë me aleatët tanë. Do ta mbroj Kushtetutën, interesin e Republikës dhe dinjitetin e qytetarëve tanë. Besoj në Kosovën, besoj në njerëzit e saj dhe besoj se së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë. Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!", - deklaroi presidentja e zgjedhur e Kosovës, Justina Shiroka Pula.
