Sofje, takim Mucunski - Çamova

08.10.2026 17:40

Takimi mes ministrit të Jashtëm Mucunski dhe homologes të tij bullgare, Velisllava Çamova...

Takimi mes ministrit të Jashtëm Mucunski dhe homologes të tij bullgare, Velisllava Çamova, është zhvilluar nën frymë pozitive, por pa asnjë lëvizje konkrete apo thelbësore, deklaroi shefi i diplomacisë së vendit. Sipas tij, dy palët akoma janë larg diametralisht në qëndrime dhe mes tyre po ashtu mungon besimi. Megjithatë, Mucunski shton nevojën për ekzistimin e dialogut dhe ndërtimin e besimit.

“Mes dy palëve, në procesin tonë euriontegrues ekziston nivel i lartë i mosbesimit. Për ne ai mosbesim është në paparasikueshmërinë e procesit. Takimi i sotëm ishte konstruktiv, sipas mendimit tim, në frymë pozitive, duhet të jem transparent dhe i qartë, jo që zgjodhëm ndonjë çështje thelbësore, pozicionet janë akoma shumë larg për të cilën nuk ka dilemë, por biseduam në frymë pozitive për zhvillimin e dialogut në periudhën që vjen mes dy vendeve dhe ai dialog do të vazhdojë. Ne jemi një vend i cili vazhdimisht ka ndonjë kërkesë bilaterale dhe sa mbyllet njëra, hapet tjetra. Ky mosbesim ekziston dhe po ashtu jemi fuqishëm të përcaktuar se çështjet që lidhen me gjuhën, identitetin, historinë, kulturën, nuk guxon ta ngarkojnë rrugën tonë evropiane.”, - deklaroi ministri i Jashtëm, Timço Mucunski.

Ndërkohë, ministrja e Jashtme bullgare, Velisllava Çamova, theksin e takimit e vendosi në plotësimin e kushteve të vitit 2022, duke i quajtur pjesë të kornizës negociuese.

“Garanci më e madhe është plotësimi i asaj që është në kornizën negociuese. Nga ana jonë është me rëndësi të thuhet se presim që të plotësohen kushtet që janë nënshkruar në vitin 2022. Qartë thuhet se zgjidhja është në bazë të kushteve të kornizës negociuese. Asnjë shtet anëtar nuk mund të japë garanci për kandidaten, por mund të japë përgatitje politike për t’u shoqëruar në kushtet e kornizës negociuese.”, - theksoi ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Velisllava Petrova Çamova.

Eurokomisionerja për Zgjerim, Marta Kos, paraprakisht takimin e cilësoi si një hap të mbarë. Shtoi se sukseset vijnë nga hapat e vegjël. Kos tha se me rëndësi të madhe është të krijohen horizonte për të ardhmen.

“Shumë shtete e ndajnë historinë dhe është mirë që kjo të njihet, por, të krijojmë horizont për të ardhmen, çka ne mund të arrijmë së bashku. Nga ky shqyrtim, t’i sjellin vendet bashkë, në këtë korridor kemi dy vende kandidate, RMV-në, Shqipërinë, Bullgarinë si anëtare, mund të shtosh Rumaninë, Greqinë, Italinë, Kosovën dhe kjo është se si aktualisht shihet projekti evropian, ndonjëherë hapat janë të vegjël, por në fund rezultati është i mirë.”, - theksoi eurokomisionerja për Zgjerim, Marta Kos.

Mes dy shefave të diplomacisë janë trajtuar edhe tema tjera, ndër ta edhe plani aksionar për pakica. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)