Prej nesër mot me shi, javën tjetër reshje bore në vendet më të larta malore!
Nesër në vendin tonë moti do të jetë i ndryshueshëm...

Nesër në vendin tonë moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa vende madje do të ketë kushte për bubullima të rralla. Do të fryjë erë e dobët, deri mesatare nga perëndimi.
Temperaturat minimale do të sillen nga 2 deri në 10 gradë, ndërsa ato maksimale do të arrijnë 22, deri në 29 gradë.
Në Shkup dhe rrethinë, moti do të jetë me vranësira dhe i ndryshueshëm, me reshje lokale të shiut. Do të fryjë erë e dobët nga drejtime të ndryshme.
Temperatura minimale do të bjerë në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 26 gradë.
Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, nga nesër deri në mesin e javës së ardhshme moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje shiu.
Lokalisht proceset do të jenë në formën e stuhive të shoqëruara me shi të rrëmbyeshëm, erëra të forta dhe bubullima.
Të martën, nën ndikimin e një vale të ftohtë, reshjet në disa nga malet më të larta do të shndërrohen në reshje dëbore.
