Maqedoni

QMK: 31 zjarre të hapura, katër janë aktive

09.10.2026 09:15

Katër zjarre të hapura janë aktive në vend, dhe 27 janë shuar...

Katër zjarre të hapura janë aktive në vend, dhe 27 janë shuar, sipas raportit të mëngjesit të Qendrës për Menaxhim me Kriza, që nga ora 7:30 e mëngjesit.

Zjarre aktive ka në Komunën e Studeniçanit, midis fshatrave Draçevicë dhe Cvetovë, në lokalitetin Kaldired, ku digjet bimësia e ulët, si dhe në fshatin Jabolçisht në komunën e Çashkës, ku janë prekur pyjet e ahut dhe lisit, përroskat dhe bimësia e ulët.
 
Dy zjarre janë aktive edhe në komunën e Likovës - në fshatin Strimë, në lokalitetin Guri Kuq, ku digjen pyjet e pishave dhe ato me kërcell të ulët, dhe në fshatin Mateç, ku është prekur bimësia e ulët.
 
Nga gjithsej 31 zjarre të regjistruara në periudhën nga 8 deri më 9 tetor, 27 të tjerat janë shuar. Zjarre u regjistruan në disa komuna, duke përfshirë Sarajin, Aerodromin, Gazi Babën, Mogilën, Prilepin, Manastirin, Kumanovën, Vinicën dhe Vrapçishtin.