Maqedoni

Vihet në funksion njëri nga tomografët kompjuterikë në Institutin e Radiologjisë

09.10.2026 10:26

Ka filluar thirrja e organizuar e pacientëve dhe caktimi i termineve të reja për ata...

Njëri nga tomografët kompjuterikë në Institutin Universitar të Radiologjisë në Shkup është vënë sot në funksion dhe është në dispozicion për kryerjen e ekzaminimeve diagnostikuese, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
 
Ka filluar thirrja e organizuar e pacientëve dhe caktimi i termineve të reja për ata, ekzaminimet e të cilëve ishin shtyrë përkohësisht për shkak të situatës së krijuar. Me qëllim që ekzaminimet të realizohen sa më shpejt, puna është organizuar në dy turne, ndërsa termine shtesë do të ketë edhe gjatë fundjavës së ardhshme.
 
Nga Instituti theksojnë se ekzaminimet do të realizohen në përputhje me kapacitetet në dispozicion dhe prioritetet e përcaktuara mjekësore.
 
Servisimi i tomografit kompjuterik në kompleksin kirurgjik, i cili kryesisht është i dedikuar për diagnostikimin e pacientëve urgjentë, është ende në vazhdim dhe pritet të përfundojë së shpejti.
 
Ndërkohë, pacientët urgjentë po marrin kujdesin e nevojshëm në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” dhe në Klinikën Kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup, në përputhje me koordinimin ndërinstitucional për të siguruar vazhdimësinë e shërbimeve të domosdoshme diagnostikuese.
 
Nga Instituti apelojnë që të mos shpërndahen informacione të paverifikuara në publik, me qëllim që të mos cenohet besimi në sistemin shëndetësor.