MPB: Nga e hëna do të fillojë sistemi “Qyteti i Sigurt” në Ohër
09.10.2026 17:32
Nga e hëna, më 12 tetor, do të vihet në funksion...

Nga e hëna, më 12 tetor, do të vihet në funksion sistemi për mbikëqyrjen e trafikut “Qyteti i Sigurt” edhe në zonën e SPB Ohër.
Pas përfundimit të kontrolleve teknike dhe testimeve, kamerat e sistemit do të aktivizohen në rrugët e kësaj zone, bën të ditur MPB-ja.
Sistemi synon të mundësojë kontroll më të vazhdueshëm të trafikut, evidentim në kohë të shkeljeve dhe rritjen e sigurisë në komunikacion.
Njëherësh MPB-ja u bëri thirrje drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat dhe sinjalistikën rrugore.
