Maqedoni

Maqedoni, komunikacioni zhvillohet kryesisht në rrugë të thata, pa pritje të gjata në kufi

10.10.2026 12:39

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa...

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa dhe kryesisht nëpër rrugë të thata.

Qarkullimi jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje të gjata për hyrje ose dalje nga shteti.

LAMM-ja rekomandon përshtatjen e shpejtësisë me kushtet e rrugës, respektimin e sinjalistikës dhe vozitje të kujdesshme.

Kujdes i veçantë nevojitet në rrugët përgjatë luginave dhe grykave, ku mund të ketë rrëshqitje dheu e gurësh. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçanë–Dellçevë.