Nis ndërtimi i autostradës Bukojçan - Kërçovë
12.10.2026 14:12
Sot nis zyrtarisht ndërtimi i segmentit të autostradës Bukojçan-Kërçovë...

Sot nis zyrtarisht ndërtimi i segmentit të autostradës Bukojçan-Kërçovë, pjesë e Korridorit 8, i cili synon të lidhë qafën malore të Strazhës me Kërçovën.
Projekti do të realizohet në dy faza. Faza e parë përfshin trasenë nga fshati Cërvec deri në Kërçovë, ndërsa faza e dytë segmentin nga Strogomishte e Poshtme deri në Cërvec.
Mjetet financiare për realizimin e projektit janë siguruar përmes një huaje nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe granteve nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor.
