Shkup, nesër do të nisë sezoni i ngrohjes
Nga nesër, temperatura mesatare bie nën 12 gradë Celsius...

Nga nesër, temperatura mesatare bie nën 12 gradë Celsius rrjedhimisht do të nisë edhe sezoni i ngrohjes 2026/2027 për konsumatorët e lidhur me sistemin e ngrohjes qendrore në Shkup, njofton Kompania EMV.
Edhe pse sezoni i ngrohjes zyrtarisht fillon më 15 tetor, sipas rregullores, furnizimi me ngrohje mund të nisë edhe më herët, gjatë periudhës nga 1 deri më 15 tetor. Kjo mundësi vlen në rastet kur parashikimi për temperaturën mesatare të jashtme për ditën e ardhshme është 12 gradë Celsius ose më e ulët.
Nga EMV thonë se, sipas të dhënave të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), për 13 tetorin parashikohet temperaturë mesatare e jashtme prej 12°C, me ç’rast plotësohen kushtet për prodhimin, shpërndarjen dhe furnizimin me energji termike, në përputhje me vendimin e Komisionit Rregullator për Energjetikë.
