Ekonomi

Benzinat dhe nafta me çmime të pandryshuara, shtrenjtohet vetëm mazuti

13.10.2026 15:09

KRrE ka përcaktuar çmimet e reja maksimale të shitjes me pakicë të derivateve të naftës...

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRrE) ka përcaktuar çmimet e reja maksimale të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, të cilat do të vlejnë nga 14 tetori, në orën 00:01. Pavarësisht rritjes mesatare prej 0,87 për qind, çmimet e benzinave, naftës dhe vajit ekstra të lehtë mbeten të pandryshuara.
 
EUROSUPER BS-95 do të shitet me çmim maksimal prej 98,50 denarësh për litër, EUROSUPER BS-98 me 100,50 denarë, ndërsa EURODIESEL BS me 97 denarë për litër. Vaji ekstra i lehtë për amvisëri mbetet 108,50 denarë për litër.
 
Ndryshim ka te mazuti M-1 NS, çmimi i të cilit rritet për 2,145 denarë për kilogram dhe do të arrijë në 51,742 denarë.
 
Nga KRrE-ja informojnë se çmimet referente në tregjet botërore janë ulur për benzinat, naftën dhe vajin ekstra të lehtë, ndërsa te mazuti është regjistruar rritje. Në përllogaritje ka ndikuar edhe rritja e kursit të denarit kundrejt dollarit për 1,2931 për qind.
 
Gjatë përcaktimit të çmimeve janë zbatuar masat e Qeverisë për uljen e TVSH-së në 10 për qind për naftën dhe uljen e akcizës për katër denarë për litër për benzinat dhe naftën. Nga Komisioni sqarojnë se bëhet fjalë për çmime maksimale, që do të thotë se tregtarët mund t’i shesin karburantet edhe më lirë.