Maqedoni
KShZ-ja përcakton fletëvotimin për zgjedhjet në Bërvenicë
13.10.2026 16:52
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mbajti seancën e 19-të...

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mbajti seancën e 19-të, në të cilën përcaktoi unanimisht përmbajtjen, pamjen dhe sigurinë e fletëvotimit për Zgjedhjet e Parakohshme për Kryetar të Komunës së Bërvenicës, të cilat do të mbahen më 18 tetor 2026.
“Gjatë përcaktimit të përmbajtjes së fletëvotimit u zbatuan plotësisht normat ligjore, sipas të cilave, materiali shtypet në gjuhën maqedonase dhe shkrimin e saj cirilik, dhe në përputhje me përfaqësimin e bashkësive në Komunën e Bërvenicës dhe në gjuhën dhe shkrimin zyrtar që përdorin të paktën 20% e qytetarëve në atë komunë, si dhe gjuhën dhe shkrimin e bashkësisë së cilës i përkasin kandidatët. Renditja e kandidatëve dhe paraqitësve të tyre është sipas listës së vetme të përcaktuar të kandidatëve, dhe pjesa kryesore e fletëvotimit përmban emrin e komunës, numrin e qendrës së votimit, emrin dhe simbolin e paraqitësit, si dhe numrin rendor, emrin dhe mbiemrin e kandidatëve. Pjesa që mbetet në fletëvotim përmban numrin serik, komunën dhe numrin e qendrës së votimit.”, njoftojnë nga KShZ-ja.
