Maqedoni

Klinika për Sëmundje Infektive, regjistrohet viktima e 11-të nga ethet e Nilit

14.10.2026 17:46

Në Klinikën për Sëmundje Infektive në vend është regjistruar edhe një i vdekur...

Në Klinikën për Sëmundje Infektive në vend është regjistruar edhe një i vdekur nga ethet e Nilit Perëndimor, duke e rritur në 11 numrin e të vdekurve që nga fillimi i epidemisë.
 
Viktima e fundit është një paciente 66-vjeçare nga Rosomani, e cila ka ndërruar jetë në Klinikën për Sëmundje Infektive, bëri të ditur drejtori i Klinikës, Fadil Cana.
 
Te pacientja ishte konfirmuar forma më e rëndë e infeksionit, ndërsa gjendja e saj shëndetësore rëndohej edhe nga disa sëmundje kronike shoqëruese.