Kasami: Javën e ardhshme takim me Mickoskin për zëvendësministrat dhe drejtorët

15.10.2026 12:35

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami...

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka paralajmëruar se javën e ardhshme pritet të zhvillohet takimi i radhës me kryeministrin dhe kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ku do të diskutohen ndryshimet në kuadrot qeveritare.

Kasami tha se në takim do të bisedohet për plotësimin dhe zëvendësimin e pozitave të zëvendësministrave, si dhe për drejtorët dhe zëvendësdrejtorët në institucionet ku ka nevojë për plotësime ose ndryshime.

“Besoj që brenda javës tjetër do të jetë takimi i radhës me kryeministrin dhe njëherësh kryetarin e VMRO-së si partner të koalicionit, ku do të bashkëbisedojmë për këto tema, pra edhe për zëvendësministrat dhe plotësimin dhe zëvendësimin e zëvendësministrave, por njëherësh edhe për çështjet e tjera, më konkretisht për drejtorët dhe zëvendësdrejtorët, aty ku duhet plotësuar dhe aty ku duhet të bëhet zëvendësimi i tyre”, tha Kasami. (RTM2)