Sali për përparimin e Malit të Zi: Forcon perspektivën evropiane të rajonit
Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali...

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi takim me ambasadorin e Malit të Zi, me të cilin diskutoi marrëdhëniet bilaterale, procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit institucional, njofton kabineti i tij.
Në takim u shqyrtuan mundësitë për intensifikimin e shkëmbimit të ekspertizës, duke u mbështetur në “Marrëveshjen për bashkëpunim në kontekstin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, të nënshkruar në vitin 2012. Fushat me interes përfshijnë koordinimin e negociatave, përafrimin me legjislacionin evropian, reformën e administratës publike dhe menaxhimin e fondeve evropiane”, - thuhet në njoftim.
