Shi dhe borë sot në RMV, fundjava sjell rikthimin e diellit
16.10.2026 10:43
Të shtunën dhe të dielën pritet të mbizotërojë mot me diell dhe vranësira të ndryshueshme gjatë ditës...

Mot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të herëpashershme lokale shiu parashikohet sot në Maqedoninë e Veriut. Në disa nga malet më të larta, reshjet pritet të kalojnë në borë të dobët, ndërsa do të fryjë erë nga veriu, herë pas here e përforcuar.
Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, fundjava sjell stabilizim të motit. Të shtunën dhe të dielën pritet të mbizotërojë mot me diell dhe vranësira të ndryshueshme gjatë ditës. Kushtet e qëndrueshme pritet të vazhdojnë edhe në fillim të javës së ardhshme.
